Aktivitetet e kuadrit arsimor
Gjatë muajit shtator:
- Shërbimi profesional morri pjesë në Konferencën përmbyllëse të Qendrës për zhvillim të vazhdueshëm të komunitetit sa i takon temës “Shfrytëzimi dhe mbrojtja e sigurtë e privatësisë në internet”.
Gjatë muajit tetor:
Në bashkëpunim me z. Arbër Basha, përfaqësues nga Komuna – Dibër, psikologja si kontakt person i shkollës morri pjesë në takimin e realizuar me përfaqësues të REC (regional environmental center) dhe EPA (agjencioni amerikan për ambient jetësor). Z. Arbër Basha në mes tjerash propozoi që të realizohet një projekt me nxënësit e shkollës sonë me qëllim ngritjen e vetëdijes sa i takon mbrojtjes së ambientit jetësor. Projekti do të përfshinte trajnime të të rinjve për mbrotje të ambientit jetësor si edhe punë vullnetare. Në fazën e ardhshme përgatitore do të krijohet korniza e aktiviteteve dhe agjendës për realizimin e projektit.
Gjatë muajit tetor u realizua trajnim I të gjithë profesorëve dhe shërbimit profesional për përdorimin e tabelave Smart gjatë procesit mësimor. Për shkak të problemeve teknika tabelat smart nuk janë të gjitha në përdorim por shpresojmë se me ndërhyrjen profesionale të administratorit ky problem do të eliminohet. Trajnimet I realizoi administratori Anatoli Veljanoski I cili njëkohësisht është përkujdesur edhe për mirëmbajtjen e rrjetit në shkollë.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, Fakulteti për arsim fizik, sport dhe shëndet në bashkëpunim me Federatën e sportit shkollor në Maqedoni dhe nën mbështetjen e Qeverisë të R.M., Agjencia për të rinjtë dhe sport në R.M. dhe MASH – BZHA realizoi seminar me temë: “Aftësimi profesional I mësimdhënësve në arsimin fizik. Baza për përparim profesional - Faza e parë (2016-2020)”. Në seminar I cili u mbajt me datë 18.10.16, morrën pjesë profesorët e lëndës sport dhe aktivitete sportive të cilët realizojnë orë mësimore te paralelet shqiptare dhe ato me mësim në gjuhën maqedone. Seminari u mbajt në SHMPK “Mosha Pijade” – Tetovë. Në seminar u realizuan temat e mëposhtme:
- Planifikimi mësimit në arsimin fizik e shëndetësor dhe sport e aktivitete sportive
- Kontrollimi dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve në mësimin nga arsimi fizik e shëndetësor dhe sport e aktivitete sportive
- Udhëheqja e dosjes së nxënësit
- Sporti shkollor
Pjesëmarrësve ju shpërndanë çertifikata për pjesëmarrje.
Gjatë muajit tetor përfaqësues të ambasadës të parë të fëmijëve “Megjashi” realizuan vizitë në shkollën tonë dhe takim me profesorët pjesëmarrës në trajnimet e realizuara në kuadër të projektit “Arsim paqësor”. Në kuadër të këtij proekti u realizua aktivitet me rastin e shënimit të Ditës europiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë muajit nëntor:
- Me date 02.11.16 shkolla jonë morri miratimin nga Komuna – Dibër për themelimin e Klubit sportiv shkollor – Inter Dibër. Klubi shkollor sportiv është regjistruar si shoqatë sportive në kuаdër të Strategjisë për prëfshirjen e numrit sa më të madh të nxënësve të përfshirë në aktivitete sportive she sistemit të garave të sportit shkollor për periudhën 2014-2016. Regjistrimi i KSHS ka për qëllim nxitjen, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve sportivorekreative të nxënësve. Person i autorizuar i KSHS është prof. Besar Piperku. Web faqja fusmak.org (Federata e sporteve shkollore në Maqedoni) mundëson informim më të shpejtë dhe adekuat rreth të gjitha aktivitete të përfshira në kuadër të kalendarit të aktiviteteve sportive për vitin shkollor 2016/17.
- Në bashkëpunim me ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, në periudhën nga 03.11.16-06.11.16, profesorët Mirela Korumi, Albert Shainoski, Arbana Pustina, Lulzime Qormemeti dhe Arbana Qormemeti morrën pjesë në trajnim në kuadër të projektit “Arsimim paqësor”. Trajnimi u realizua në hotel “Aurora” në Berovë.
- Në bashkëpunim me ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, profesorët Jashar Jasharoski dhe Lançe Abazovski morrën pjesë në trajnim njëditor në kuadër të projekt “Arsimim paqësor”. Puntoria u udhëhoq nga Goran Bozhiçeviç.
- Me datë 16.11.16, në hotel Drim në Strugë, rreth 12 profesorë morrën pjesë në forumin nacional të organizuar nga Civica Mobilitas. Forumi nacional paraqet një mundësi unike për tu prezantuar, për të shkëmbyer mendime dhe përvoja si edhe për të nisur bashkëpunim me mbi 100 organizata qytetare nga të gjitha rajonet e Maqedonisë si edhe shumica e sektoreve të veprimtarisë. Paneli kryesues me titull “Koha për sfida” iu përkushtua kontributit të shoqërisë civile në përparimin e demokracisë në Maqedoni.
- Në bashkëpunim me ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, në periudhën nga 24.11.16-27.11.16, profesori Ilirjan Fetahu morri pjesë në trajnim në kuadër të projektit “Arsimim paqësor”. Trajnimi u realizua në hotel “Aurora” në Berovë.
- Në nder të festave të Nëntorit, në qytetin tonë u organizua turniri tradicional - Dibra 2016. Ndeshja finale u luajt ndermjet ekipeve SLICE dhe Gjimnazi "28 Nëntori". Fitues i turnirit u shpall ekipi #SLICE. Ekipi i përbërë nga stafi i Gjimnazit "28 Nëntori" fitoi vend të dytë.
Gjatë muajit dhjetor:
- Shërbimi profesional ka realizuar bashkëpunim me vullnetaren e Korpusit të Paqes e angazhuar pranë SHF “Said Najdeni” – Dibër, Kathleen Kendrick.
- Shërbimi profesional ka realizuar bashkëpunim me koordinatorin e PIKDF, Flamur Mulladauti.
- Shërbimi profesional ka realizuar bashkëpunim me perfaqësuesin e Kryqit të kuq – Dibër.
- Shërbimi profesional dhe nxënësit kryetarë të klasëve morrën pjesë në Tribunën e organizuar nga Kryqi i kuq – Dibër “Varshmëritë nga duhani, alkooli dhe lëndët narkotike”, me çrast psikologja morri pjesë me një material të përgatitur mbi “Pasojat nga konsumimi i duhanit te të rinjtë”.
- Vizitë nga përfaqësues të “Megjashi” me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të njeriut – 10.12.16 me aktivitet artistik i përgatitur nga profesorët pjesëmarrës në trajnimet e proektit “Arsim paqësor”.
- Shërbimi profesional realizoi bashkëpunim me asociacionin “Creative and Active” në kuadër të projektit “Dekada e përkatësisë – festojmë diversitetin” I finansuar nga Uninoni Europian.
- Shërbimi profesional realizoi bashkëpunim me Qendrën për dialog ndërkulturor me çrast u realizua prezantim në temën “Gjuha e urretjes” me nxënës të shkollës sonë.






















