
Për shkollën tonë
Shkolla jonë është Shkolla e Mesme e vetme në qytetin tonë. Ne fokusohemi në zhvillimin shkollor, rritjen personale dhe pasurimin etik.
Mëso më shumëHistoria e Shkollës
Shkolla është themeluar në vitin 1960. Gjimnazi fillimisht ishte i vendosur në ambientet e shkollës fillore “Oxhë Voka”, ndërsa mësimi realizohej në dy gjuhë dhe me dy ndërrime. Në vitin shkollor 1960/61 shkolla kishte vetëm tre paralele: njëra në gjuhën maqedonase dhe dy në gjuhën shqipe.
Pas tërmetit në vitin 1967 shkolla ishte vendosur në një objekt të ri, i ndërtuar si ndihmë solidare për qytetin e shkatërruar. Konstrukti i shkollës përbëhej nga montimi në formë barake dykatëshe i ndërtuar me shtylla prej hekuri mbi dhe rreth së cilave montoheshin mjetet tjera përkatëse. Ndërtesa ishte e përshtatur për të qenë e qëndrueshme ndaj dridhjeve sizmike që pas tërmetit të 1967 ishin të shpeshta. Ndërtesës dykatëshe i bashkëngjitej salla e sportit dhe baraka baraka njëkatëshe me gjashtë kabinete.Ndërtesa qëndroi funksionale deri më 20 qershor 2016. Skadimi i saj sipas konstatimeve profesionale ishte me i hershëm dhe mbetej si problem i pazgjidhur deri më vitin 2004, kur u realizua planii ndërtimit të shkollës së re. Me mjetet financiare të shkollës, tëakumulluar me ekonomizimin shembullor, më 2011 u hodhën themelet e shkollës dhe u ndërtua porumi i shkollës. Pastaj punimet pushuan për disa vite për mungesë financiare.Me inisiativën e Komunës dhe me përkushtimin e veçantë të kryetarit aktual Ruzhdi Lata u siguruan donatorët për ndërtimin e tërësishëm të shkollës së re. Donatori që mori përsipër të ndërtojë shkollën e re ështëorganizata joqeveritare TIKA e Republikës së Turqisë. Ajo përveç ndërtimit tërësor të shkollës, oborrit, mureve rrethuese të shkollës, mori përsipër të mbulojë finaciarisht edhe inventarin e shkollës mbi bazën e projektit të përpunuar nga personeli përkatës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të RM.
Shkolla e re me hapësira më të përshtatshme, me 28 klasë, me bibliotekë,me korridore të gjëra krijoi kushte për të zhvilluar mësimin në një turn. Kjo është një mundësi e artë për zhvillimin e një arimismi kualitativ në shkollën tonë.

Kushtet hapsirore për punë të shkollës
Veprimtaria edukativo-arsimore zhvillohet në një ndërtesë shkollore me 30 kabinete të pajisur me kompjuter për secilin nxënës dhe të lidhur me rrjetën e internetit, kabinet për informatikë me lidhje internet. Kabinetet janë të pajisura me mjete për punë për lëndët: kimi, fizikë, biologji, gjeografi. Shkolla posedon dhe bibliotekë, sallë shkollore sportive, oborr shkolle prej 8000 m2, zyrë për arsimtarë dhe kabinete të tjera ndihmëse. Në shkollën e mesme lokale në fshatin Mogorçë ndërtesa shkollore posedon me katër kabinete dhe dy ambiente ndihmëse me internet. Këtë vit shkollor e fillojmë të punojmënë ambient tëri, i cili në aspektin funksional, estetik, higjienal qëndron në nivel të lartë.









