Aktivitetet e kuadrit arsimor

Gjatë muajit shtator:

  1. Profesorët e lëndës biznes dhe sipërmarrje, Edmond Muça dhe Albert Shainoski morrën pjesë në trajnim njëditor të inicuar nga Byroja për zhvillim të arsimit, Qendra nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe të mësuarit mbi sipërmarrjen si edhe Qendrës për zhvillim të bizneseve të reja, Trajnimi u mbajt në Fakultetin e maqinerisë në Shkup.
  2. Sekretari morri pjesë në trajnim njëditor sa i takon shfrytëzimit të sistemit ISUCR.
  3. Profesorët e lëndës së sportit, Bardhul Skara, Nektar Papraniku dhe Besar Piperku morrën pjesë në trajnim njëditor të organizuar nga MASH, në Tetovë.
  4. Drejtori morri pjesë në trajnim njëditor sa i takon temës Integrimi ndëretnik, nën organizimin e MASH
  5. Drejtori gjithashtu realizoi takim me stafin udhëheqës të SHMK “Ibraim Temo” – Strugë me qëllim nxitjes së bashkëpunimit mes gjimnazeve.
  6. Prof. Agon Sturçe morri pjesë në seminar të organizuar nga USAID në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike në R.M.

Gjatë muajit tetor:

  1. Drejtori dhe një pjesë e profesorëve të gjuhëve morrën pjesë në manifestimit tradicional “Ditët e kulturës franceye në Dibër”, në kuadër të projektit “Trashigimi e kryqëzuar”. Projekti ishte pjesë e bashkëpunimit të decentralizuar në mes Normandisë të Poshtme dhe Maqedonisë. Me këtë rast përveç tribunës u hap edhe ekzpozitë me tematikë “Komuna e IF-it (R. Francë) pas luftës së dytë botërore”.
  2. Psikologja morri pjesë në trajnim mbi temën “Diskutime lokale për pjesëmarrjen e nxënësve në vendimarrje”, i realizuar nga bashkëpunimi mes SEGA-MOFMEGJASHI.

Gjatë muajit nëntor:

  1. Drejtori dhe ndihmës drejtori morrën pjesë në prezentimin mbi integrimin e edukimit ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë, të organizuar nga Shoqata për edukim, komunikim dhe konsultim OHO në kuadër të projektit “Integrim Final në edukimin ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë 2013- 2015”.
  2. Drejtori dhe sekretari i shkollës realizuan takim në MASH sa i takon statusit me emrin e shkollës.
  3. Drejtori dhe sekretari i shkollës realizuan takim me shtëpinë botuese “Albas” për zgjedhjen e lektyrave shkollore.

Gjatë muajit dhjetor:

  1. Ndihmës drejtori Neat Selmansoki morri pjesë në seminar të inicuar nga Agjensioni nacional për programe edukative europiane dhe mobilitet.
  2. Drejtori dhe sekretari realizuan takim me stafin udhëheqës të shkollës ekonomike për bashkëpunim dhe realizuan porosi plotësuese të librave shkollor.
  3. Drejtori dhe ndihmës drejtori realizuan vizitë në shkollën periferike në Mogorçë.
  4. Prof. Sazan Papraniku dhe Almin Osmanoski me ftesë të FSHMN-së morrën pjesë në trajnim njëditor në lidhje me organizimin e garave të biologjisë.
  5. Pedagogja, si sekretare e KMSH, dhe prof. Naime Ambari, administratore, morrën pjesë në seminar mbi realizimin e Maturës shtetërore.
  6. Ndihmës drejtori morri pjesë në trajnim njëditor të organizuar nga QSHP sa i takon testimit ekstern.

Gjatë muajit janar:

  1. Nga data 14-19 janar profesorët Mirela Korumi, Arbana Fetahu, Lulzime Qormemeti dhe Albert Shainoski morrën pjesë në trajnim të organizuar nga ambasada e pare e fëmijëve “Megjashi”. Trajnimi I cili u mbajt në Berovë kishte për qëllim trajnimin e profesorëve sa I takon aktiviteteve paqësore në shkollë duke trajtuar temat si puna në grup, të ndërtuarit e besimit reciprok, komunikimi paqësor, marrja e vendimeve etj.

Gjatë muajit shkurt:

  1. Profesor Besar Piperku në rolin e kujdestarit morri pjesë në shkëmbimin e ndërkulturor në Trogen (Zvicër) të 8 nxënësve të përzgjedhur nga shkolla jonë në kuadër të organizatës SEGA.

Gjatë muajit mars:

  1. Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të gruas pedagogja, psikologja e shkollës, profesorja e gjuhës angleze Mirela Korumi dhe Edlira Lata sëbashku me një grup nxënësesh aktiviste pranë Unionit të nxënësve shqiptar morrën pjesë në manifestimin e organizuar me këtë rast nga UNSH. Me këtë rast publikut iu prezentua edhe videoklipi I përgatitur nga nxënësit e shkollës sonë “Fuqia e femrës” me rastin e shënimit të Ditës ndëerkombëtare të gruas.
  2. Shërbimi profesional morri pjesë në tribinën “Papunësia e të rinjve në Komunën e Dibrës, kuadro të reja deficitare dhe suficitare, problem dhe sfida”, me ftesë të Qendrës për zhvillim të vazhdueshëm të komunitetit.
  3. Me rastin e shënimit të Ditës së Gjygjsorit profesore Rozafa Pasholli me një grup nxënësish morri pjesë në aktivitetin e organizuar nga Gjykata themelore – Dibër.

Gjatë muajit prill:

  1. Përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Laura Burns dhe Adrian Ismaili realizuan prezantim sa i takon temës “Trafikimi me njerëz”. Prezantimi ishte interesant dhe nxënësit u treguan mjaft të interesuar për temën. Zyrtarja e ambasadës mbeti e befasuar nga njohuritë e nxënësve mbi këtë temë si edhe bashkëpunimi i tyre gjatë prezantimit.
  2. U realizua takim I profesorëve pjesëmarrës në trajnimet e “Arsimit paqësor” me përfaqësues të ambasadës të parë të fëmijëve “Megjashi” Gordana dhe Dragi Zmijanac.
  3. U realizua seminar njëditor në Universitetin e Evropës Juglindore. Në seminar morrën pjesë 18 profesorë të interesuar. Në seminar u trajtuan tema si: • Përdorimi I Google App në përmirësimin e mësimdhënies • ALMOOC – përmbajtjet shkollore online • Veglat online për mësimdhënie dhe të nxënit Pjesëmarrësve iu ndanë çertifikata për pjesëmarrje.

Gjatë muajit maj:

  1. Pjesëmarrje e drejtorit, shërbimit professional dhe profesorëve të angazhuar në projektin “Arsim paqësor” në preskonferencën dhe promovimin e publikimit “Gjithë ne jemi fëmijë të kësaj bote” nga stafi I ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”.
  2. U realizua bashkëpunim me Kryqin e kuq – Dibër, me çrast u angazhuan profesoret Sazan Papraniku dhe Almin Osmanoski për të organizuar nxënësit me qëllim pjesëmarrje në garat komunale për ndihmën e parë.
  3. Me datë 07.05.16 (e shtunë) me fillim në ora 900, në ambientet e shkollës tonë u realizua trajnim sa i takon temës: “Aplikimi i metodave dhe teknikave bashkëkohore interaktive në procesin arsimor”Pjesëmarrja e profesorëve ishte e detyrueshme. Trajnimi ishte njëditor dhe pjesëmarrësve ju ndanë çertifikata për pjesëmarrje. Në trajnim morrën pjesë edhe profesorët e SHMK “Mavrovë - Rostushë”.
  4. Me ftesë të Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” në kuadër të projektit “Arsim paqësor” një grup profesorësh nga shkolla jonë morrën pjesë në trajnim. Trajnimi u realizua nga data 27.05 deri më 29.05.16, në Strugë.

Gjatë muajit qershor:

  1. Komisioni për realizimin e testimit ekstern të njohurive të nxënësve nga viti i I deri në vit të III u angazhua rreth planifikimit, organizimit dhe realizmit të testimit ekstern.
  2. Komisioni për realizimin e maturës shtetërore për nxënësit e vitit të katërt u angazhua për planifikimin, organizimin dhe realizimin e maturës shtetërore dhe provimeve interne.
28 Nëntori

Moto e shkollës:

'DITURIA JUAJ - QËLLIMI YNË'

Social

© Copyright 2021 SHMK - 28 Nëntori Dibër, All rights reserved.