Aktivitetet e kuadrit arsimor

Arsimtarët realizojnë aktivitete të lira të cilat mundësojnë edukimin e drejtë të nxënësve dhe formimin e plotë të personalitetit të tyre. Këto aktivitete në shkollën tonë realizohen nëpër organet dhe aktivet e ndryshme shkollore, si aktivitete kulturoro-artistike, letrare, të dramës, muzikore, recitale dhe aktivitete sportive (basketboll,meshkuj dhe femra; futboll i vogël). Si aktivitete konkrete gjatë këtij viti shkollor mund të veçojmë:

Seminare ku morrën pjesë drejtori, shërbimi pedagogjik dhe profesorët

  1. Seminari me temë “ Kompetencat liderore të drejtorit të shkollës – faktor i rëndësishëm për motivim (14.11.2014 -15.11.2014). Seminari u mbajt në Universitetin për turizëm dhe menaxhim në Shkup dhe atje mori pjesë drejtori i shkollës.

  2. Vazhdimi i trajnimit për “Edukim paqësor”, nën përkujdesjen e Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi”, me praktikë të formave kreative ku vjen në shprehje interaktiviteti, afiniteti i gjetjes së formave në organizimin e punëtorive, shprehja e mendimeve dhe diskutimi rreth tyre duke u bazuar në ngjarje, koncepte, bindje, situata të improvizuara.

    Trajnimi i parë bazik u mbajt gjatë muajit gusht, në Kërçovë, dhe në të morri pjesë profesor Feti Mustafai. Trajnimi i dytë intenziv u mbajt në Berovë nga 29.11.14 deri më 01.12. 2014. Theks të veçantë në këto aktivitete i vihej paqës, tolerancës, lirisë së mendimit dhe shfrytëzimit të aftësive dhe zbulimit të këtyre aftësive në karakteret njerëzore si edhe parapregaditjes së pjesëmarrësve sa i takon konceptit puntori dhe aplikimin e puntorive për të përhapur vlerat e lartëpërmendura te nxënësit dhe më gjerë.

    Të pranishëm nga shkolla jonë ishin: Qeram Lleshi, Arbana Pasholli, Almin Osmanoski, Edmond Muça. Gjithashtu trajnim intenziv ndoqën edhe profesor Feti Mustafai, Neat Selmanoski, Xhevit Miftaroski, Lançe Abazososki dhe Jashar Jasharoski. Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë çertifikatë për ndjekje të suksesshme nga ekipi trajnues, i cili përbëhej nga: Dragi Zmijanac (drejtor), Gordana Pirkovska – Zmijanac (përkrahje logjistike), Ana Bitolçanu, Albulena Karaga dhe Blerim Jashari, trajnerë. Psikologja e shkollës morri pjesë në trajnimin për “Arsimim paqësor” realizuar nga ambasada e parë e fëmijëve në R.M. “Megjashi” nga data 14.01 deri më datë 19.01.15.

    Merrnin pjesë përfaqësues të shkollave të ndryshme nga e gjithë Maqedonia ndërsa përkrah psikologes në trajnim morrën pjesë edhe prof. e informatikës Jehona Axhirexha, Xhevit Miftaroski dhe Almin Osmanoski.

    U zhvillua një trajnim intenziv sa I takon punës në grup dhe përgjegjësinë individuale dhe kolektive; identitetit nacional dhe fetar; ballafaqimit me të kaluarën duke 1u referuar në konfliktet e rajonit; shkëmbim përvojash, qëndrimesh dhe shoqërim me qëllim praktikimin sa më konstruktiv të “Arsimimit paqësor” në shkollat tona.

    Detyra jonë ishte që shkolla jonë të planifikojë aktivitetete për gjatë gjithë gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2014/15 në kuadër të “Arsimimit paqësor” duke organizuar dhe realizuar puntori në tema të ndryshme me nxënës të paraleleve shqiptare dhe të atyre me mësim në gjuhën maqedone.

    Ne si pjesëmarrës erdhëm në përfundim që aktiviteti jonë I pare për gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2014/15 të jetë puntori sa I takon temës: “Stresi në shkollë dhe ankthi nga testet”. Dëshirojmë që në mënyrë të tërthortë ti vendosim nxënësit në lëkurën e njëri tjetrit për të kuptuar se edhe pse jemi të ndryshëm I ndajmë po të njejtat shqetësime dhe probleme.

    Trajnimi u zhvillua në hotelin Molika - Pelister në qytetin e Manastirit.

  3. Seminar i organizuar nga QSHP për përgaditjen e arsimtarëve në vlerësimin e nxënësve të vitit të parë, vlerësimin e njohurive të tyre dhe për përgaditjen e tyre në nivele për të vazhduar arsimimin ose për përfshirjen e tyre në tregun e punës. Seminari u mbajt më 10.12.2014 dhe në të morën pjesë nga një përfaqësues të lëndëve: gjuhë maqedonase (Xhevit Miftaroski), gjuhë shqipe (Arjeta Jani), matematikë (Argëtim Trepça), kimi (Hysen Skara).

  4. Gjatë gjysmëvjetorit të parë, 21.12-22.12.14, u realizua edhe trajnim i profesorëve me dallime në notim sipas testimit ekstern dhe intern (për lëndën sport dhe aktivitete sportive) sipas rezultateve nga viti shkollor 2012/13 dhe 2013/14, nga qendra për trajnime “Algoritëm” në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim në Arsim.

  5. Seminari njëditor: “Depërtimi i hebrejve të Maqedonisë” i mbajtur në Klubin diplomatik – Shkup nga Instituti i historisë nacionale dhe Qendra memoriale e holokaustit të Hebrejve në Maqedoni. Pjesëmarës - profesorët e historisë.

  6. Gjatë gjysmëvjetorit të pare u realizua trajnim në kuadër të projektit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, MASH, Agjensionit për punësim në R.M., dhe Agjensioneve për punësime të përkohshme “Partner”, “Lizing” dhe “Motivi”. Trajnimi I përfshinte kujdestarët e klasëve të viteve të katërta, shërbimin profesional, drejtorin, ndihmës-drejtorin, përfaqësues nga Komuna – Dibër si edhe mediat informative.

    Qëllimi I trajnimit ishte informim I organeve udhëheqëse të institucionit rreth çështjes të punësimit të minorenëve me qëllim ngritjen e vetëdijes të fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare në lidhje me të drejtat e tyre sa I takon punësimit legal. Trajnimi do të ketë pjesën e dytë ku do të përfshihen edhe nxënësit, dhe do të realizohen gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2014/15.

  7. Drejtori dhe shërbimi profesional gjithashtu morri pjesë në tribinën e organizuar nga Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër, në suaza të manifestimit “Ditët e kulturës franceze në Dibër”, në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore – 2lidhje në mes të kaluarës dhe së ardhmes”. Pjesëmarrës ishin Atasheu i Ambasadës Franceze, Kryetari i Komunës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Tema: “Rruga e Ballkanit perëndimor kah BE, me theks të veçantë për Republikën e Maqedonisë”.

  8. Shërbimi profesional ka qenë pjesë e trajnimit për implementimin e Programit për risocijalizim dhe riintegrim të viktimave të trafikimit me njerëz dhe Programit për riintegrim të fëmijëve viktima të trafikimit me njerëz me të cilën përmbushet korniza për riintegrim efikas të viktimave të trafikimit me njerëz, nën inicijativën dhe ftesën e Qendrës komunale për shërbime sociale në bashkëpunim me komunën Dibër, me përkrahjen e Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Qëllimi i këtij programi është zbatimi i aktiviteteve për tu arritur rimëkëmbje më efektive fizike dhe psiqike, rehabilitim, resocijalizim dhe riintegrim social i fëmijës\viktimës të trafikut me njerëz.

28 Nëntori

Moto e shkollës:

'DITURIA JUAJ - QËLLIMI YNË'

Social

© Copyright 2021 SHMK - 28 Nëntori Dibër, All rights reserved.