Aktivitetet e kuadrit arsimor
Nga ana e arsimtarëve dhe nga i tërë kolegiumi i arsimtarëve realizohen aktivitete të lira të cilat mundësojnë edukimin e drejtë të nxënësve dhe formimin e plotë të personalitetit të nxënësit. Këto aktivitete në shkollën tonë realizohen nëpër organet dhe aktivet e ndryshme shkollore, si aktivitete kulturoro-artistike, letrare, dramatike, muzikore, recital dhe seksioni i sportit. Padyshim vend të veçantë në këto aktivitete marrin pjesë aktivitete sportive të cilat realizohen në forma të ndryshme; ekipi i basketbollit (meshkuj dhe femra), futbolli i vogël, si dhe marrje pjesë e një numri të madh të nxënësve tonë në klubin e kajakut “Radika”, ku arrijnë rezultate solide. Disa nga të arriturat më të veçanta në fushën e aktiviteteve në shkollë dhe në garat jashtë shkolle janë:
- Pjesëmarrja e arsimtarëve në trajnim në projektin “Arsimimi paqësor”. Në këtë projekt mbajtur në disa sesione gjatë këtij viti u përpunuan tema dhe ushtrime stërvitore të ndryshme, si: të formuarit e ekipit për punë, ndërtimi i besimit, të sjellurit e vendimeve, identiteti dhe identiteti etnik, paragjykimet dhe diskriminimi. Në semina rmerrnin pjesë profesorë nga shkolla të ndryshme. Nga gjimnazi i Dibrës morën pjesë arsimtarët: Edmond Muça, Lançe Abazoski, Mereme Maqellara,Neat Selmanoski, Liljana Buxhaku, Jashar Jasharoski. Përvoja e fituar ndikoi në punën në shkollë, në aplikimin e metodave bashkëkohore në mësim, në stëvitjen e nxënësve për t’u sjellur mirë dhe me kulturë në mjedisni ku mësojnë e jetojnë.
- Pjesëmarrja në trajnim për integrim shkollor në kuadër të projektit USAID për integrim ndëretnik në arsim i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Byronë për zhvillimin e arsimit dhe Qendra për arsim profesional. Në këtë trajnim morën pjesë: Bajram Ameti,Ilirian Fetahu, Agon Sturçe, Ylber Abdullai, Llançe Abazoski, Bardhul Skara. Qëllimi kryesor i trajnimit është që arsimtarët pjesëmarrës konceptet e integrimit ndëretnik në arsim ti zbatojnë në shkollën tonë. Kjo veprimtari përmes punës së ekipit u bë pjesë e programit shkollor. Ajo vazhdon të aktualizohet përmes përcjelljes së përvojave tek veprimtaria arsimore në shkollën tonë.
- Më 25.06.2014 u mbajt seminari për arsimtarët e lëndës së bisnes dhe sipërmarrje si dhe inovacione dhe sipërmarrje. Në këtë seminar morën pjesë arsimtarët Albert Shajnovski dhe Edmond Muca. Temat e stërvitjes për mësimin kreativ ishin “Zhvillimi i kreativitetit të nxënësit”, “Krijimi i strategjisë i E-marketingut te firmat e vogla” dhe “Përvojat me implementimin e lëndëve biznes dhe sipërmarrje”.
